Moderatorja e njohur Hygerta Sako ka publikuar në rrjete sociale një foto të vjetër të fëmijërisë së saj, ku shprehet se ndjen nostalgji për atë kohë.

Në foto ajo shfaqet më flokë të shkurtër dhe duket se buzëqeshjen e njëjtë e ka ruajtur edhe sot. Krahas fotos, ajo shkruan: 

“1 shtator 1983 dita e parë e klasës së parë. Flokët sikur m`i kanë prerë me tas, fustani me copën që kishte tepruar nga perdet (edhe pse qëndisur mjeshtërisht nga motra) dhe duke përqafuar lulen e duke buzëqeshur gjasme se kështu më tha xhaxhi fotografi. E megjithatë, edhe pse të varfër, më ka marrë malli për atë fëmijëri të pastër e të vërtetë”,-  përfundon Hygerta në rrjete sociale.