Kosovë, 4 gusht 2014 – Ish-Missi Agnesa Vuthaj duket se po bën jetë që mund t’ia kenë zili shumë vajza të moshës së saj. Përveçse cilësohet si njëra ndër femrat më të bukura në Kosovë, ajo ka arritur që të jetojë në një standard goxha të lartë.
Ndryshe nga të tjerët, Agnesa kafen e mëngjesit e pi në filxhan me fije ari, edhe atë nga 24 karat. Kështu të paktën ka thënë vetë ajo nëpërmjet faqes së saj zyrtare në rrjetin social Instagram, ku ka postuar një foto me filxhanin e saj prej ari, ndrësa karshi fotos ka lënë mbishkrimin.
“Coffe, ritual, 24 karat gold cup. Home sëeet home”, shkruhet në postimin e bukuroshes nga Istogu, i cili padyshim është komentuar shumë nga fansat e saj të cilët e ndjekin hap pas hapi nëpër faqet e ndryshme në rrjete sociale. E se si duket filxhani i Agnesës mund ta shihni në llogarinë e saj në Instagram.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





