Shqipëria vjen me disa ndryshime jo vetëm në listën e lojtarëve, por edhe në staf

Në prag të miqësores kundër Marokut dhe ndeshjes së parë kualifikuese ndaj Maqedonisë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për shumë gjëra. Një ndër to ishte edhe ndryshimi në staf. Gianni de Biasi ka prezantuar mjekun e ri të Kombëtares shqiptare, italianin Gianluca Stesina. Stesina ka qenë pjesë e Juventusit për katër vite me radhë ku ka fituar dy kampionate dhe dy superkupa të Italisë.

“Fillimisht dua të falënderoj dr. Arben Çelikun për punën dhe kontributin që ka dhënë në ekipin kombëtar. Do të mbetet gjithmonë një mik i mirë për ne. Ndërkohë që Gianluca me të cilin njihem që në kohën kur drejtoja Torinon, do të jetë mjeku ynë i ri”, tha De Biasi.