Papa Benedikti XVI është në gjendje të stabilizuar shëndetësore por ende nuk e ka kaluar rrezikun. Vatikani ka njoftuar sot se ish-Papa Benedikti ka pushuar i qetë gjatë orëve të fundit.
Ishte Papa Françesku një ditë më parë i cili tha se paraardhësi i tij, ishte shumë i sëmurë teksa i bëri thirrje qytetarëve që të luten për të.
Benedikti XVI u bë udhëheqësi i parë i Kishës Katolike. Kur u zgjodh Papë në vitin 2005, në moshën 78-vjeçare, ai kishte fituar një reputacion si zbatues konservator i doktrinës së kishës.
Pasi Papa Françesku paralajmëroi botën për gjendjen e dobët shëndetësore të paraardhësit të tij, Vatikani lëshoi një deklaratë fillestare duke konfirmuar se kishte pasur një “rëndim” për shkak të moshës.
Në një deklaratë të mëtejshme, të enjten, thuhet se “ndonëse gjendja e tij mbetet e rëndë, situata për momentin është e stabilizuar”.
Papa vizitoi Benediktin të mërkurën në manastirin Mater Ecclesiae, brenda mureve të Vatikanit, dhe ku ai ka jetuar që kur dha dorëheqjen. Ish-Papa tashmë është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve.





