Të gjithë i kemi parë memet me Brad Pitt në mediat sociale. Tashmë është dukshme që ai ka prirje për të patur një look ashtu si partneret e tij.
Së fundmi ish-partnerja e tij, Gwyneth Paltrow, e ka konfirmuar teorinë, duke thënë se ajo dhe Brad shkonin në të njëjtin parukier për flokët e tyre në mënyrë që të përputheshin në vitet ’90. Ata mbajtën një model flokësh në pjesën më të madhe të marrëdhënies së tyre.
Brad Pitt, është komentuar gjithmonë për ngjashmërinë e madhe që kishte me çdo partnere që kishte në krah, por asnjëherë nuk ka komentuar në lidhje me këtë. Nga stili i veshjes te modeli i flokëve, aktori ishte në harmoni të plotë me të vajzës që kishte në krahë.
“Kishim të njëjtën prerje flokësh sepse i premë në të njëjtin vend. Chris McMillan na i preu të dyve në të njëjtin model”- tregon Paltrow për foton në fjalë duke treguar kështu se kjo ishte e mirëmenduar.
Ndërkaq sa i përket stilit në veshje, Gwyneth thotë se ngjashmëria s’ka qenë e qëllimshme dhe se thjesht përshtateshin pasi aktori fokusohej shumë të partneret e tij.