Burrë e grua janë qëlluar me pistoletë brenda në makinë.

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e gjerë” në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ka vdekur shtetasti Burhan Brecani, ish-punonjës policie dhe bashkëshortja e tij.

Viktimat janë gjetur brenda makinës së tyre, pranë rrugës kryesore, në rrethana ende të paqarta për policinë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.