Santiago Malko, i riu që mbeti i vrarë pas një atentati sot në Tiranë, është një ish-punonjës policie. Ai njihej si një person me precedent të mëparshëm penal, pasi ishte përfshirë në një sherr për një borxh pak vite më parë.

Po ashtu ai ka qenë dhe një nga personat që kanë qenë ditën kur ndodhi masakra në lokalin “Monopol”, në Bllok. Prej asaj ditë Polica ka qenë në kërkim të Malkos, i cili njihej me nofkën“Santiago”.

Personi që shihet në video hynë dhe del qetësisht nga lokali “Monopol” dhe në kokë mban kapele. Pavarësisht se nuk është i identifikueshëm, ai është ish-polic, mik i Ervis Martinajt dhe kërkohej të merret në pyetje për përplasjen me armë në ish-bllok, por tashmë ka mbetur i vdekur.

Po kështu edhe kur del, pavarësisht se ka ndodhur një përplasje me armë, ish-polici shfaqet i qetë dhe i pashqetësuar.