Një ish-polic rus, i cili po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22 grave, është ngarkuar edhe me 60 vrasje të tjera shtesë. Mikhail Popkov, duket se është vrasësi më i rrezikshëm serial në Rusi, shkruan RT.
“Ne kemi zbuluar motivet e vërteta të veprimeve Popkov, dhe rrethanat në të cilat ai u bë një vrasës serial”, tha në një deklaratë Komiteti Hetues i Rajonit Irkutsk, dhe pohoi se policia kishte “prova të pakundërshtueshme”.
Vrasja e grave mes moshave 16 dhe 40 vjeçe ka ndodhur në periudhën midis viteve 1992 dhe 2007, dhe u zbuluan si rezultat i “vendosjes së komunikimit psikologjik” me vrasësin, i cili pranoi fajësinë e tij.
Hetuesit thonë se kanë intervistuar 900 dëshmitarë, kanë kryer 200 eksperimente mjekësore ligjore, dhe kanë zhvarrosur 20 trupa.
Testimi i zgjeruar psikiatrik në Moskë tregoi se Popkov nuk vuan nga asnjë sëmundje mendore, dhe ishte plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tij.