Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas, përmes një postimi në “Twitter” ka bërë me dije se është gay.
“Shpresoj që të më respektoni:Jam gay. #të dielë të lumtur”, shkroi Casillas në Twitter.
Menjëherë pas postimit të Casillas në Twitter, ish-rivali dhe bashkëlojtari i kombëtares së Spanjës, Carles Puyol komentoi në mbështetje të portierit.
“Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker”, shkruan ish-kapiteni i Barcelonës, duke e shoqëruar komentin me emoji me zemër dhe puthje.
Kjo deklaratë e ish-portierit të Real Madrit vjen një vit pasi u nda nga gruaja e tij Sara Carbonero.
Por më vonë postimi u fshi nga Twitter.