BAKU, 19 prill 2013 – Ish-presidentët e Sllovenisë dhe Shqipërisë, Milan Kuçan dhe Rexhep Meidani, do të vizitojnë kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, njofton agjencia më e madhe e lajmeve në Azerbajxhan, Kaukaz, Kaspik dhe Azinë Qendrore “Trend” (Trend Xəbər Agentliyi).
Kuçan-i dhe Meidani do të marrin pjesë në forumin e Kaukazit Jugor, organizuar nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganxhevi” (poet azerbajxhanas, 1141-1209) në bashkëpunim me Klubin e Madridit, me mbështetjen e Komitetit Shtetëror për punën me diasporën, e cila do të zhvillohet më 6-8 maj, i thanë “Trend”-it në Komitetin Shtetëror.
Të dy ish-presidentët janë anëtarë të Klubit të Madridit, një nga organizatorët e Forumit të Kaukazit Jugor.
Partnerët kryesorë të forumit ndërkombëtar janë Komiteti Shtetëror për Punë me diasporën i Azerbajxhanit, Biblioteka e Aleksandrisë, Fondacioni për Paqe (Foundation for Peace), bashkia e qytetit të Gianxha-s dhe Këshilli i liderëve globalë.
Milan Kuçan-i ishte presidenti i parë i Sllovenisë dhe e udhëhoqi vendin në vitet 1991-2002.
Rexhep Meidani ishte president i Shqipërisë në vitet 1997-2002; me profesion fizikan dhe ka titullin e Doktorit të Filozofisë.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





