SHBA, 1 mars 2014– Bill Clinton me sa duket kësaj radhe e ka tepruar paksa, pasi është kapur në një pozë pikante, i rrethuar nga prostituta të vërteta.
Sipas uebsaitit të lajmeve gossip TMZ, ish-presidenti amerikan ndoshta se ka ditur se kush janë femrat me të cilat ka dalë në fotografi. TMZ bën të ditur se vajza brune në foto njihet me emrin Ava Adora, ndërsa biondja me emrin Barbie Girl. Të dyja janë punëtore të bordelit “Bunny Ranch” në Nevada.
Sipas biografisë së publikuar në uebfaqen e “Bunny Ranch”, thuhet se biondja është e specializuar në zhvirgjërime, ndërsa brunia është e aftë të kënaqë edhe meshkujt edhe femrat”.
Ende nuk dihet se si kjo treshe ka përfunduar së bashku në një fotografi të vetme në ngjarjen humanitare “Unite4Humanity”, ku Clinton ishte në mesin e shumë VIP-ave të tjerë filantopë dhe u nderua për kontributin e tij në çështje humanitare.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





