Ish-presidenti amerikan, George H.W.Bush është kthyer në shtëpi pas një trajtimi mjekësor të shkurtër.

Mësohet se 93-vjeçari doli nga spitali Houston Methodist të premten në Houston, Texas.

Bush ishte shtruar në spital për shkak të një infeksioni, vetëm një ditë pas funeralit të gruas së tij, Barbara Bush.

Sipas zëdhënësit të tij, Jim McGrath, George është në shtëpi dhe po bëhet mirë.