Ish-presidenti i Argjentinës, Carlos Menem ka dhënë lajmin se do të rimartohet javën e ardhshme me ish-bashkëshorten e tij Zulema, 30 vite pas divorcit.

90-vjeçari Carlos dhe Zuleman janë martuar për herë të parë në vitin 1966 dhe nga kjo martesë sollën në jetë dy fëmijë, Carlitos, i cili ndërroi jetë pas një përplasje me helikopter dhe Zulemita, e cila është në prag të 50-ave.

Ish-presidenti dhe Zulema janë njohur në Damask në vitin 1964 dhe nga ai takim gjërat mes tyre avancuan sa arritën deri tek martesa.

Ish-presidenti po kalon një moment delikat shëndetësor dhe ai u shtrua përsëri në spital këtë mëngjes të enjten në Sanatoriumin Los Arcos.