Java e parë e Superiores, kampionati i 78-të kombëtar i futbollit, nisi dje, teksa në dy ndeshje pati kontestime dhe dyshime të forta për penalltitë e dhëna “in extremis”, në Elbasan dhe Korçë. Sidomos Laver Alla, kryesori i sfidës Skënderbeu-Flamurtari 2-1, është vënë nën akuzë nga media, por edhe specialistët e fushës. Kuptohet, për vlonjatët është një “kamikaz”, që e filloi shumë shpejt anësinë e tij pro kampionëve. Veç trajnerit Gugash Magani, që tha direkt pas ndeshjes se penalltia e golit të dytë për juglindorët ishte fantazmë, ka reaguar edhe ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika. Përmes pak fjalëve, që thonë shumë, ai ka lënë një status, që akuzon drejtpërdrejt Laver Allën: “O Laver Alla! Po të kanë çuar në Korçë t’i biesh bilbilit, jo klarinetës! O fyell!” Rikujtojmë se edhe Gugash Magani ka folur me tone të ashpra kundrejt gjykimit: “Mendoj se nuk ishte penallti. Duhej të kishim bërë më mirë në këtë takim. Po të ishim pak më të kujdesshëm do të kishim marrë një pikë. Penalltia vendosi rezultatin.”
Ish-presidenti i Flamurtarit Shpëtim Gjika: Laver Alla, o fyell! Në Korçë t’i bije bilbilit, jo klarinetës!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Durrës, një kënd lojërash që bëri bashkë 20 vullnetarë nga 3 vende të ndryshme
Të shtëna me armë pranë rezidencës së Chris Brown, një person përfundon në pranga
Klodit nuk i del inati me Mozën pas daljes nga Ferma VIP
Horoskopi ditor, 3 maj 2026





