Një gjykatë franceze dënoi të enjten ish-presidentin Nicolas Sarkozy për financim ilegal të fushatës për shpenzime të tepërta në fushatën e tij të rizgjedhjes në 2012 dhe e dënoi atë me një vit burg.
Vendimi erdhi gjashtë muaj pasi Sarkozy u shpall fajtor për korrupsion në një gjyq të veçantë.
Shpenzimet e tij shkuan në të paktën 42.8 milion euro nga 22.4 që ishte kufiri.
Ai kontraktoi asojkohe një kompani me emrin Bygmalion që krijoi një sistem faturash të rreme për të fshehur koston reale të shpenzimeve të Sarkozy në atë fushatë.





