Lajme të bukura vijnë nga familja e ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Vajza e tij Etida, e martuar me djalin e biznesmenit Luan Bregasi, mësohet të jetë në pritje të ëmbël.

Kështu ka njoftuar ditën e sotme portal “iconstyle” sipas të cilit familjet po përgatiten për të mirëpritur këtë bekim. Kjo është edhe hera e dytë që kreu i Frymës së re Demokratike do të bëhet gjysh. Urime!