Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi është dënuar me burgim të përjetshëm i akuzuar për spiunazh në favor të Katarit.
Vendimi është marrë këtë të shtunë në Gjykatën e Kajros, e cila e shpallit Morsin fajtor pasi i ka kaluar informacione sekrete shërbimeve inteligjente në Doha.
Në të njëjtin proces janë dënuar me vdekje 6 persona, dy prej të cilëve punonjës të Al Jazeera, të cilët janë gazetarë. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e lajmeve Ibrahim Mohammed Hilal dhe për reporterin dhe programuesin Alaa Omar Al Sablane. Mes të dënuarve me vdekje figuron edhe një grua, edhe ajo po ashtu gazetare, Asmaa al Khateib, e rrjetit Rasd.
Morsi mori detyrën e presidentit të Egjiptit pas trazirave që morën jetë gjatë të ashtuquajturës Pranvera Arabe, për t’u rrëzuar më pas nga protestat masive që morën dhenë pak muaj pas zgjedhjes së tij.





