POLONI, 04 mars 2013 – Ish-Presidenti i Polonisë, fituesi i çmimit Nobel, Lech Walesa, u akuzua për nxitje të urrejtjes ndaj homoseksualëve. Ish-anëtari i parlamentit Ryszard Nowak dorëzoi një ankesë në Prokurori pas intervistës së Lech Walesa në një nga kanalet televizive të vendit.

Gjatë një interviste për kanalin televiziv “TVN 24” Lech Walesa-n e pyetën në lidhje me qëndrimin e tij ndaj pakicave seksuale dhe, në veçanti, ndaj deputetëve-homoseksualë në Dhomën e Parlamentit. "Ata duhet të ulen madje diku pas murit dhe jo në rreshtat e parë – tha ish-Presidenti ditën e shtunë. – Ata duhet ta dinë mirë se janë pakicë dhe të adaptohen".

Përfaqësuesi i prokurorisë deklaroi se dikasteri mund të fillojë shqyrtimin e padisë së Ryszard Nowak ditën e hënë.