Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy i dënuar për korrupsion, me shumë gjasa do të kryejë dënimin e dhënë në vilën luksoze të gruas së tij Carla Bruni.
Gjykatësja Christine Mée tha se mund të lejohet të kryejë dënimin në shtëpi, i pajisur me byzylykun elektronik në kavilje. Kjo do të thotë se Sarkozy do të kalojë 12 muajt e dënimit në vilën luksoze në Paris, në pronësi të gruas së tij.
53-vjeçarja milionere ish-këngëtare, modele dhe aktore zotëron shtëpinë e saj 3 milionë euro në Villa Montmorency – ndërtesa ekskluzive e shekullit të 19-të në kryeqytetin francez.
Sarkozy do të mbetet gjithashtu i lirë gjatë procesit të apelit, çka mund të zgjasë disa vite. Kujtojmë se Marshal Philippe Pétain ka qenë presidenti i fundit francez që është dënuar me burgim.





