Vëllai i ish-presidentit afgan Ashraf Ghani, Hamshat Gahni dyshohet se është bashkuar me talebanët.
Në një video të shpërndarë nga talebanët në rrjete sociale, pretendohet një fakt i tillë. Në lidhje me këtë lajm drejtuesit e rinj të Afganistanit kanë thënë:
“Hashmat Ghani ofron mbështetjen e tij për talebanët. Ai konsiderohet si një politikan i shquar afgan, e më parë ka thënë se talebanët kanë një strategji të shkëlqyer të sigurisë, por ato duhet të luftojnë varfërinë dhe urinë si dhe të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre me botën dhe fqinjët”.
Ndërkohë presidenti Ashraf Ghani, është larguar nga vendi për të shmangur gjakderdhjen. L
argimi i tij është kritikuar së tepërmi nga politikanët e tjerë të vendit, të cilët e akuzuan ish-presidentin se braktisi vendin në një moment kritik.





