Një gjyqtar federal në Argjentinë e ka akuzuar ish-presidenten Cristina Fernaandez de Kirchner për tradhti dhe ka kërkuar arrestimin e saj për dyshime se e ka fshehur përfshirjen e Iranit në bombardimin e një qendre të komunitetit hebre në vitin 1994, nga i cili u vranë së paku 85 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Gjyqtari Claudio Bonadio kërkoi të enjten që Senati i Argjentinës të tërheqë imunitetin e ish-presidentes për arrestim. Këtë vit ajo është zgjedhur senatore.

Konsiderohet se sulmi me bomba në një qendër të hebrenjve në kryeqytetin Buenos-Aires, ishte sulmi më mizor terrorist kundër Argjentinës.

Ish-presidentja, Cristina Fernandez de Kirchner i ka hedhur poshtë pretendimet për çfarëdo keqbërje dhe e ka akuzuar gjyqtarin Bonadio se e ka politizuar sistemin e drejtësisë. /REL/