Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj ish-prokurorit të Sarandës Sali Hasa.

Ish-prokurori është dënuar me 2 vite burg për akuzën e “korrupsionit” dhe u shpall i pafajëshëm për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

2 vite burgim do t’i konvertohen në 4 vite shërbim prove dhe në këtë mënyrë ish-prokurori do të lërë qelinë.

Sali Hasa dhe gjashtë të pandehurit e tjerë u ndaluan në qershor të vitit 2021, pas një hetimi njëvjeçar të filluar për trafik narkotikësh, por që zbuloi veprimtari të tjera të paligjshme, përfshi dhe përfshirjen e prokurorit në afera korruptive.

Disa muaj pas arrestimit, në shtator 2021, Hasa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që gjeti probleme të shumta në deklarimin e pasurive dhe mungesë burimesh financiare në vlera të mëdha për krijimin e tyre.