Një 70-vjeçar është vënë në hetim nga Prokuroria e qytetit bregdetar, për shkak të pozitës që ka pasur si ish-punonjës i Aluiznit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, konkretisht seksioni kundër korrupsionit, më datë 14.08.2017, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.Z, 70 vjeç.
Shtetasi në fjalë ka qenë punonjës i Aluiznit, dhe dyshohet se për periudhën 2007-2012, ka shpërdoruar detyrën duke i marrë 2000 euro, për t’i legalizuar banesën shtetasit A.F, 55-vjeç, banues në Durrës, banesë e cila është prishur me vendim Gjykate.
70-vjeçari P.Z. akuzohet per vepren penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.





