Shtatë ish-anëtarë të stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes së rezidencës 60 milionë dollarëshe të Kim Kardashian në Hidden Hills, e kanë paditur miliarderen për sjellje të keqe dhe për faktin që s’i ka paguar për punën e tyre.

Sipas padisë së paraqitur në Los Angeles, paditësit pretendojnë se Kardashian ishte vonë me pagën e tyre, mbajti 10 përqind të pagave për taksat dhe më pas nuk ia përcolli shumat qeverisë – refuzoi t’i paguante ata jashtë orarit dhe ndonjëherë i detyronte ata të punonin pa pushime mes vakteve.

Ndërkohë, një burim i afërt me Kim ka reaguar duke u shprehur se ajo asnjeherë nuk i ka lënë pas dore gjërat dhe i ka paguar gjithmonë në kohë faturat dhe punonjësit për punën e kryer. Burimi ka mohuar çdo lloj akuze në lidhje me këtë çështje dhe se këta punonjës po padisin personin e gabuar.

Kim Kardashian po përflitet prej muajsh për një lidhje dashurie me mikun e saj të ngushtë, Van Jones. Dyshja u përfolën për një marrëdhënie përtej miqësisë në muajin prill, vetëm pak javë pasi Kim dorëzoi në gjykatë kërkesën për divorc nga Kanye West.