Tiranë, 10 qershor 2014 – Besnik Murati, ish-kreu i eskortës së Sali Berishës, gjatë kohës kur ky i fundit drejtonte qeverinë, është emëruar shef i sigurisë në Partinë Demokratike.

Murati do të jetë mbikëqyrës i çdo lëvizjeje në selinë blu. Ai ka një karrierë të gjatë në Gardën e Republikës dhe në mënyrë të veçantë ai ka punuar pranë Berishës që gjatë kohës kur ishte në opozitë dhe më pas gjatë dy mandateve në krye të qeverisë.

Gjatë 8 viteve të qeverisë së PD-së, Besnik Murati ka mbajtur pozicionin e shefit të eskortës së kryeministrit, ndërkohë që më parë ai ka punuar edhe me grupin e shoqërimit të ish-Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, gjatë viteve të para ta mandatit të tij.

Murati njihet si një ndër njerëzit më të afërt dhe më të besuar të Berishës dhe që ka shërbyer shumë vite pranë tij dhe familjes së ish-kryeministrit, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/