Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi paditi në prokurori Autoritetin e Dosjeve për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

Sheshi shprehet se nuk ka qenë ndonjëherë as bashkëpunëtor dhe as anëtar i ish-Sigurimit të Shtetit.

Ai u tha se të gjitha të dhënat janë të rreme dhe nuk përputhen me të dhënat e administruara nga AIDSSH.