13 korrik 2015 – Eri Lamçja është afrimi i radhës për Teutën në këtë merkato vere. Sulmuesi që mbylli sezonin me Elbasanin i është bashkuar ekipit të drejtuar nga Magani, që është në Bullgari për të zhvilluar fazën përgatitore.
Sulmuesi ka postuar në profilin e tij të Facebook-ut një foto me fanellën e “djemve të detit”, duke konfirmuar faktin se tashmë është pjesë e ekipit bregdetar. Lamçja zhvilloi një kampionat pozitiv me Elbasanin, ku edhe pse verdheblutë nuk qëndruan dot në Superligë, sulmuesi spikati falë aftësive të tij në repartin e avancuar.
21-vjeçari realizoi 4 gola gjatë periudhës së dytë të kampionatit, ndërsa pas Hilës dhe Mustës, ai bëhet lojtari i tretë që i afrohet Teutës nga ekipi i Elbasanit. Lamçja përforcon kështu sulmin e durrsakëve, që në këtë merkato vere kanë siguruar shërbimet e Artur Maganit dhe Egzon Gashit për repartin e avancuar.
Teuta ndodhet në Bullgari ku do të zhvillojë për një periudhë 2-javore fazën përgatitore. Kushtet e mira atmosferike dhe ato që u janë ofruar stafit teknik dhe lojtarëve nga ana e presidencës do të ndihmojnë skuadrën bregdetare për të qenë gati për sezonin e ri. Gjatë qëndrimit në Bullgari, Teuta do të zhvillojë disa ndeshje miqësore, ndërsa në fund të korrikut do të rikthehen në Durrës.
Nga Teuta janë larguar së fundmi plot 9 futbollistë: Kuli, Çota, Prençi, Peposhi, Brahja, Stafa, Deliallisi, Hoxhallari dhe Koreshi. Në këtë peridhë merkatoje, durrsakët kanë afruar 7 lojtarë: Musta, Hila, Gashi, Kukaj, Mihani, Lamçe dhe Magani.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/