Milani vijon të shqyrtojë alternativa për postin e drejtorit sportiv, një rol që mbeti bosh pas largimit të Frederic Massara dhe Paolo Maldinit. Ndër emrat në diskutim është edhe ai i Igli Tares, ish-drejtori sportiv i Lazios.

Sugjerimi më i fundit ka ardhur nga ish-sulmuesi i njohur italian, Francesco “Ciccio” Graziani. Gjatë një daljeje në “Sportmediaset”, ai u shpreh: “Igli do të ishte njeriu i duhur për Milanin në rolin e drejtorit sportiv. E ka treguar veten te Lazio dhe ka sjellë shumë lojtarë me vlera në Serie A.”

Për momentin, detyra e drejtorit sportiv te kuqezinjtë është mbuluar në mënyrë të përkohshme nga Ibrahimoviç, CEO Furlani dhe skauti Moncada, por që nga sezoni i ardhshëm pritet një emërim zyrtar.