Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në botën e futbollit. Mediat italiane bëjnë me dije se Waldemar Victorino u vetëvra, ndërsa edhe pse u dërgua në spital me shenja jete, mundësitë për të mbijetuar ishin thuajse zero, pasi mjekët kanë informuar se truri i tij kishte vdekur.

Ish-sulmuesi i Cagliarit raportohet se po kalonte një periudhë vështirësie ekonomike në ditët e fundit të jetës. 71-vjeçari uruguaian, i cili luajti (ndër shumë të tjerë) me Progreso, River Plate, Deportivo Cali, veshi fanellën e Cagliar-it në sezonin 1982-1983.