Giacomo Bonaventura është një lojtar i Al-Shabab në Arabinë Saudite.

Ish-sulmuesi i Fiorentinës i bashkohet kësaj skuadra si lojtar i lirë, pasi nuk rinovoi kontratën me klubin vjollcë.

Njoftimi mbërriti në kanalet zyrtare të klubit të ri, me fjalët “Bonaventura është bardhezi!”

Për 34-vjeçarin, kontratë deri në qershor 2025, me opsion rinovimi për një sezon të mëtejshëm.

Kujtojmë që Bonaventura kulmin e karrierës e pati te Milani, skuadër me të cilën u aktivizua në 155 ndeshje në Serinë A dhe shënoi 30 gola.