Roma-Kaliniç, negociatat janë drejt një fundi pozitiv. Sipas mediave italiane, në fakt, sulmuesi kroat është gati të largohet nga Atletiko e Madridit, pasi është arritur akordi mes klubeve.

Huazim me të drejtë blerjeje për 8 milionë euro, pritet vetëm që Lajpcigu, klubi i kampionatit gjerman, të arrijë marrëveshjen me Patrik Shikun në mënyrë që Kaliniç të zbarkojë në Itali dhe të firmosë kontratën e re të vlefshme deri në qershor, nga e cila pritet të përfitojë 2,4 milionë euro në vit.

Për të rinisur nga Seria A, ish-lojtari i Milanit refuzoi javën e kaluar edhe një ofertë “të artë” nga Katari prej 6 milionësh në sezon.