Pedro Ruiz Delgado është tërhequr nga futbolli profesionist në moshën 24-vjeçare. Sulmuesi spanjol ka vendosur të varë këpucët në gozhdë pas dëmtimeve të shumta që ka pësuar dhe këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale.
“Futboll, unë të dhashë gjithçka dhe t’i më dhe gjithçka. Faleminderit!”, ka shkruar ai. I linduri në vitin 2000, i cili u rrit në sektorët e të rinjve të Betisit dhe Real Madridit, ai u ble nga Marseja në vitin 2021 me etiketën e një lojtari të ri premtues (ai kishte shënuar 9 gola në 10 ndeshje të Ligës Rinore), por nuk ishte në gjendje të luante kurrë për shkak të problemeve fizike, të cilat e detyruan t’i nënshtrohej disa operacioneve në gju.
Pas 3 vitesh kontratë me francezët dhe një huazimi të pasuksesshëm në NEC Nijmegen në sezonin 2021-22 (vetëm 3 paraqitje, të vetmet mes profesionistëve), lojtari u largua në verë dhe tani po e mbyll përfundimisht me futbollin.