Kristjan Preknicaj është afrimi i dytë te Pogradeci në këtë merkato dimri pas Indio Olivierës. Bëhet me dije se ish-sulmuesi i Teutës ka dalë në stërvitje me liqenorët dhe është vënë nën urdhërat e trajnerit Emiljano Çela. Me këtë lëvizje, 23-vjeçari rikthehet në futbollin shqiptar pas eksperiencës së fundit në Itali, ku ishte pjesë e “Enna Calcio” në Serie D, me të cilën realizoi 3 gola në 15 paraqitje.
Më herët, sulmuesi shkodran ka veshur fanellat e Lushnjës dhe Teutës në Superiore, duke fituar një eksperiencë të vlefshme pavarësisht moshës së re. Në kampin pogradecar, Preknicaj shihet si alternativa kryesore për repartin ofensiv, veçanërisht pas largimit të dy sulmuesve kryesorë, Imoh Ezekiel dhe Norik Krasniqi.





