Rubin Hebaj mbylli një sezon mbreslënës në Uzbekistan, duke fituar çmimin futbollisti i vitit për sezonin 2022/2023.

Ndërkombëtari shqiptar shkëlqeu me fanellën e Andijan, duke e ndihmuar ekipin të qëndroj në elitë me golat e tij. 

Në 24 prezenca në kampionati Hebaj, realizoi 12 gola dhe dha 3 asiste. Gjithashtu ai shënoi edhe 2 gola në tri ndeshjen në Kupën e Uzbekistanit.

Për paraqitjet me fanellën e Andijan, Hebaj është vlerësuar me çmimin “Topi i Artë” në Uzbeksitanit nga 18 ekspertë të pavarur.

Gjatë sezonit të kaluar sulmuesi shkodran u shpall lojtari më i mirë i muajit qershor, ndërsa u nominua edhe në maj dhe tetor, dhe në fund u shpall lojtari i vitit pasi grumbulloi 92 pikë, 11 më shumë se mesfushori Zabikhillo Urinboev, që doli i dyti.

“Ndihem shumë mirë për këtë vlerësim. Së pari dua të falenderoj Zotin, klubin tim, trajnerin dhe shokët e ekipit, por edhe tifozët që më kanë mbështetur në çdo ndeshje. Do të përpiqem të bëj më mirë vitin tjetër. Gjithashtu dua të falenderoj çdo futbollisti kundërshtar, çdo trajner të kampionatit dhe të gjithë tifozët. Urimet më të mira”, tha Hebaj, pasi mori çmimin prestigjoz.

Andijan e mbylli kampionatin në vendin e 7-të me 40 pikë të grumbulluara në 26 ndeshje, 13 larg Pakhator që u shpall kampion.

25-vjeçari ka kontratë me ekipin nga Uzbekistani edhe për sezonin që vjen, por në rast se në merkato, një klub tjetër troket me një propozim joshës, Hebaj mund të ndryshoj ambient.