Çëndrim Kameraj është bërë viral në rrjetet sociale, pasi një video të shpërndarë në aplikacionin “TikTok”. 26-vjeçari që tregon se punon tashmë në ndërtim, u tërhoq nga futbolli në verën e vitit 2024.
Kameraj kujton kohën, kur luante me moshat e Juventusit. Asokohe Kristian Ronaldo ishte pjesë e “Zonjës”. Madje në karrierën e tij, anësori i lindur në Zvicër, ka luajtur edhe me Kosovën U-21. Karriera e tij u mbyll mjaft shpejt. Video e shpërndarë në “TikTok” ka arritur miliona shikime. Mbi 600 mijë pëlqime tregojnë viralitetin që video mori.





