Teuta ka pasur ndryshime të shumta në këtë merkato dhe duket se do të vazhdojë të ndryshojë deri në orën e fundit. nga bregdetarët, është larguar edhe Arbër Çyrbja dhe ish-sulmuesi i Erzenit Dejvid Kapllani.
Të dy lojtarët kanë vendosur të provojnë një aventurë tjetër dhe janë transferuar në kampionatin e Kosovës, aty ky Çyrbja është bashkuar me skuadrën e Dukagjinit. Mungesa e minutave në Durrës, ka bërë që Çyrbja të provojë diçka të re.
Ndërkohë, Kapllani ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Fushës Kosovës, ekipi që sapo u ngjit këtë sezon në Superligë. Ndërkohë, ditën e sotme Teuta afroi në sulm Mario Gjatën nga skuadra e Apolonisë.