13 shtator 2013-Me anë të firmosjes së një peticioni, një grup ish-të përndjekurish janë ngritur kundër kreut të “Institutit të ish te përndjekurve”, Simon Miraka. Ata me një qëndrim të përbashkët kanë firmosur një petiocion për shkarkimin e Mirakës nga ky post, duke propozuar emrin e Skendër Tufës.Sipas ish-të përndjekurve, Simon Miraka ka punuar kundër interesave të tyre, duke bashkëpunuar me Partinë Demokratike.Kjo lidhet me faktin se grupi i ish-të përndjekurve nuk është i kënaqur për mënyrën e dëmshpërblimit të tyre.