Tiranë, 16 qershor 2014 – Pas 20 ditë greve urie të përndjekurit politikë kanë vendosur ta ndërpresin atë.
Drejtuesi i grevës, Fatmir Hoxha, në njoftimin e ndërprerjes së grevës tha se ata do të vijojnë të mbështesin kauzën e tyre deri në plotësimin e kërkesave që kanë bërë.
Të përndjekurit thanë gjithashtu se dënojnë heshtjen e qeverisë dhe përballë saj do të kthehen në sheshet e protestave, duke e paralajmëruar një të tillë edhe gjatë vizitës së Papës në Shqipëri.
Për ta kjo grevë shërbeu jo vetëm për te sensibilizuar shoqërinë për këtë shtresë të harruar, por solli si domosdoshmëri për ta edhe krijimin e një lëvizje të re politike të quajtur Alternativa Nacionaliste me anë të së cilës janë të bindur të çojnë deri në fund angazhimin e tyre për të dënuar figurën e Enver Hoxhës dhe krimet e diktaturës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





