TIRANË, 9 nentor 2013 – Ish-të përndjekurit politikë të drejtuar nga Skënder Tufa, kundërshtojnë vendimin e një ditë më parë të qeverisë, për emërimin e Drejtorit të ri të Insitutit të të Përndjekurve Politikë Bedri Blloshmi.Gjatë një deklarate për mediat, Kryetari Skënder Tufa, e cilësoi këtë veprim si një manovër të qeverisë, për të kryer pazaret e saj politike.

“Aleancat dhe bashkimet politike te kryera në kurriz të të dënuarve politikë, janë lojëra të rradhës, që kanë për qëllim të vazhdojnë zvarritjen e zgjidhjes reale të këtij problemi, i cili nuk është vetëm i të dënuarve politikë, pasi shoqëria shqiptare dhe çdo qeverisje do ta ketë si barrë të drejtëpërdrejte ligjore e cila do të pjellë reaksione politike”, deklaroi Tufa gjatë fjalës së tij.

Ish-të përndjekurit u shprehën të zhgënjyer me këtë emërim të qeverisë, që sipas tyre nuk e ndihmon aspak këtë shtresë.

 

/shqiptarja.com/