Tiranë, 28 maj 2014 – Pas perplasjes me policinë dhe ngritjes së çadrës ka nisur greva e urisë së ish të përndjekurve politikë.
Më herët pati një përplasje mes policisë dhe deputetëve të PD-së, e përfaqësuesve të ish të përndjekurve politikë që kanë njoftuar nisjen e grevës së urisë dhe policisë.
Nje grup deputetesh te PD-se, mes tyre Aldo Bumci dhe Flamur Noka kane shkuar ne mbeshtetje te tyre, ne afersi te institutit te ish te Perndjekurve, afer Parlamentit. Policia ka penguar nxjerrjen e materialeve te nevojshme per greven, si cadra e te tjera elemente ndihmes per te.
Kjo eshte kundershtuar nga vete protestuesit dhe deputetet e PD-se, cfare ka sjelle edhe konfrontim fizik mes tyre. Sipas policise, greva eshte e paligjshme, pasi nuk kane marre leje per kete, nderkohe qe protestuesit deklarojne se e kane lejen.
Nga ana e tyre, deputetet e PD-se, kane bere me dije se jane aty ne mbeshtetje te kerkesave te tyre dhe nuk jane aty per politike.
Kërkesat e grevistëve
– Dëmshpërblim total për të gjithë ata që kanë statusin e të përndjekurit politik dhe që i takon dëshmpërblimi brenda 2 viteve, dhe qe janë të gjallë.
– Rikthim në administratë të gjithë fëmijët e të përndjekurve që janë larguar nga puna.
– Shtimin e dëmshpërblimit për ata që kanë bërë vitet e internimit, t’i njihen.
– Të rihapen dosjet që kanë mbetur pezull në Ministrinë e Drejtësisë, si pasojë e burrokracisë dhe urrejtjeve klasore që ka politika shqiptare.
– Të denohet figura e kriminelit Enver Hoxha dhe të dali jashtë ligjit Partia Komuniste pasi ajo përbën një rrezik të madh për Shqipërinë”
Paralelisht me kete greve vijon greva e urise e te larguarve nga administrata para Piramides, e cila hyn sot ne diten e saj te tete.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





