Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u duartrokitur në Arabinë Saudite. Futbollisti 21-vjeçar është shpallur lojtari i ndeshjes kundër Al Fatehut, teksa ka dhënë edhe një asist në fitoren eAl Ittihad-it.
Trajneri i verdhezinjve, i cili më herët ka drejtuar Kombëtaren e Francës, i ka thurur elozhe mbrojtësit shqiptar. Laurient Blanc-u ka thënë se ka këmbëngulur për ta sjellë Mitajn në Al Ittihad.
“Unë këmbëngula për Mario Mitajn. I thashë komitetit teknik që Mario duhet të vijë te Al Ittihad-i. Mitaj është një lojtar i ri dhe mjaft i mirë, i cili duhet të punojë më shumë për t’u zhvilluar. Ai është shumë i mirë në fazën mbrojtëse, por vetia e tij më e mirë është parashikimi, e cila është aftësia e tij më e mirë. Teknikisht lojtari është shumë i mirë”, ka thënë Laurient Blanc-u.