Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se do të marrë drejtimin e skuadrës së Udinese-s deri në përfundim të këtij sezoni.

Mediet italiane bëjnë me dije se klubi i Serie A do të shkarkojë trajnerin Cioffi për shkak të rezultateve të dobëta.

Aktualisht Udinese renditet në vend të 17-të me 28 pikë, pranë zonës së rrezikut.

Mes emrave që shihet si më favoritë për të marrë drejtimin e Udinese-s deri në përfundim të këtij sezoni është Edy Reja.

Marrëveshja me Udinese-n raportohet se është vetëm një hap larg. Qëllimi kryesor është që Reja të shpëtojë skuadrën nga zbritja në Serie B.

Reja mund ta nisë punën në krye të Udinese-s në ndeshjen kundër Roma-s, që është për t’u përfunduar, pasi u ndërpre të dielën e kaluar për shkak të një problem që shfaqi Ndicka.