Futbolli gjerman është në zi. Ish-trajneri i Bundesliga-s Sascha Lewandiwski ka humbur jetën në moshën 44 vjeçare. Ai u gjet i vdekur në apartamentin e tij gjatë ditës së mërkurë, siç konfirmon policia dhe prokuroria e Bochum-it ditën e enjte. Policia përjashton mundësinë e vrasjes nga dikush tjetër.
“Jemi në proces e sipër. Më shumë nuk mund të thuhet rreth kësaj çështje. Të dhënat e deritanishme të japin përshtypjen e një vetëvrasjeje. Vdekja e Sascha-s është një tronditje e madhe për të gjithë ne. Ai ishte një njeri fantastik, i cili punonte me pasion dhe vullnet të madh,” shprehet drejtori i Leverkusen dhe ish-lojtari i përfaqësueses gjermane Rudi Voeller, i cili në të kaluarën e ka emëruar Lewandowski-n si trajner i Leverkusen.
Edhe presidenti i Bayern Rummenigge shprehet: “Është një ngjarje shumë e trishtuar për të gjithë ne.” Së fundmi Lewandowski ka pasur probleme shëndetësore.





