Çezare Bexhi, ky është emri që pritet të drejtojë Teutën sezonin e ardhshëm, pasi italiani ka ardhur në Durrës dhe firmosi me “djemtë e detit”. Lajmi konfirmohet nga presidenti Hasanbelliu dhe tashmë pritet të zyrtarizohet gjithçka. Tekniku Italian më parë ka punuar si trajner moshash te Milani, për të kaluar më pas te të rinjtë e Palermos, ku ka qenë trajner dhe zëvendës trajner në periudha të ndryshme. Më pas Bexhi ka dalë jashtë Italisë, ku për gjysmë sezoni ka qenë trajner i ND Goricës në Slloveni, ndërsa sezonin e fundit e ka mbyllur si pjesë e stafit të Askolit.