Pele ka mundur rivalin e tij të përjetshëm, Maradonën, edhe në shitjen e relikeve, nga shtëpia e ankandit Asti Bolaffi.

Fanella e Pelesë, e veshur në vitin 1971, e firmosur edhe nga vetë braziliani, u shit për plot 22 mijë e 500 euro.

Deri më sot, vendin e parë, si fanella e shitur më shtrenjtë në një ankand, e mbante ajo e Maradonës, të cilën argjentinasi ia kishte dhuruar Andrea Agostinelit në 1985-n, ish-trajnerit të Skënderbeut.