Andon Donçevski është përsëri në Maqedoni, si dhe e ka përdorur kohën për të vizituar kombëtaren e futbollit të këtij vendi në kompleksin e trajnimit “Peter Miloshevski”. Ai ka dashur të injektojë besim shtesë, t’i motivojë lojtarët e drejtuar nga trajneri Igor Angelovski, përpara ciklit të ri kualifikues për Kupën e Botës 2018. Donço xhaxhai, i cili jeton në Australi, por pothuajse çdo vit vjen në atdhe, përshëndeti Pandev dhe shokët e tij, duke u dëshiruar shumë suksese në kualifikimet e reja, duke theksuar se beson në to. “Ju jeni heronj, e di se mundeni të fitoni në Shkodër. Besoj në ju dhe dëshiroj që edhe vetë të besoni në mundësitë që keni. Mos u frikësoni, ata nuk janë të pamposhtur. Para 20 vitesh i kemi fituar me rezultatin 5-1. Edhe ju, tani, mund të shënoni rezultat pozitiv kundër Shqipërisë, por edhe të gjitha përfaqësueseve të tjera në grup. Ju dëshiroj fat dhe vetëm përpara”, – iu ka thënë Andon Donçevski futbollistëve të Maqedonisë. Ish-trajneri i njohur në vendin fqinj, në stolin e kombëtares maqedonase në atë fitore të thellë, 5-1, ndaj kuqezinjve, i është referuar fitores së arritur më 14 maj 1994, në stadiumin “Gradski in Tetovo”, ku për vendësit do të shënonin Nedjmedin Memedi  8′, Vancho Micevski 34′ dhe 49′, Zoran Boshkovski 68′, Marjan Stojkovski 72′, kurse për kuqezin jtë tanë, të drejtuar asokohe nga Bejkush Birçe, golin e nderit e ka realizuar Altin Rraklli  49′.