Senatorja amerikane dhe veterania e luftës në Irak, Tammy Duckworth, ka njoftuar se do të bëhet nënë për të dytën herë, pak pasi ajo të mbushë 50 vjeçe. Kështu ajo do të jetë e para senatore amerikane që lind ndërsa është në detyrë raporton BBC.
Duckworth është edhe e e para grua me aftësi të kufizuara e zgjedhur në senat, pasi ka humbur të dyja këmbët ndërsa shërbente si një pilote helikopteri në ushtrinë amerikane në vitin 2004.
Duckworth është po ashtu edhe e para anëtare e Senatit e lindur në Tajlandë, nëna e saj është me prejardhje kineze dhe babai është një veteran amerikan që ka shërbyer në luftën e Vietnamit.
Ndërsa bënte publik lajmin se ishte afro gjashtë muaj shtatzënë, Duckworth tha se ajo dhe bashkëshorti ishin përpjekur shumë për fëmijën e dytë të tyre. Vajza e parë, lindi në 2014, si pasojë e një trajtimi fertiliteti kur Duckworth ishte 47 vjeç dhe shërbente në Dhomën e Përfaqësuesve.