Ish-mesfushori i kombëtares holandez Quincy Promes është dënuar me gjashtë vite burg për përfshirjen e tij në kontrabandën e kokainës.

Promes dyshohet se ka kontrabanduar mbi 1350 kilogramë kokainë. Prokuroria kishte kërkuar një dënim me nëntë vjet burg, por ai është dënuar me gjashtë vjet pas hekurave, raportojnë mediat në Holandë.

Mesfushori aktualisht luan për Spartakun e Moskës në Rusi dhe nuk ishte i pranishëm në seancën dëgjimore në Holandë. Megjithatë ai ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe do të apelojë dënimin.

Provat kryesore kundër tij konsistojnë në “mesazhet të dekriptuar”, ndërsa kontrabandën dyshohet se ka ndodhur në janar të vitit 2020, kur Promes luante për Ajax.