Robert Moreno është përballur me disa akuza të rënda nga Andrej Orlov. Të dy ishin pjesë e Soçit më parë, Moreno si trajner dhe Orlov si zëvendësdrejtor i përgjithshëm. Ky i fundit pretendon se Moreno përdori “ChatGPT” gjatë kohës që punonin bashkë, ndërsa ekipi ra më pas nga elita e futbollit rus. Për më tepër në një nga programet e hartuar, lojtarët e Soçit nuk do të kishin një ditë në dispozicion për të fjetur. Situatë e pabesueshme, që vendos në qendër të vëmendjes ish-trajnerin e Spanjës.
“Moreno nuk i dëgjoi fare asistentët e tij ose lojtarët, njerëzit e ndienin këtë. Asistentët ishin thjesht ata që ekzekutonin. Ata kurrë nuk mund ta mbronin mendimin e tyre. Gjatë krizës, doli që Moreno ishte një tifoz i ChatGPT.Robert tha:
‘I kam kuptuar gjithçka. I kam futur të gjithë parametrat e udhëtimit jashtë fushe në ChatGPT. Duhet të fluturojmë ditën e ndeshjes. Do të stërvitemi një orë më parë në Soçi dhe dy ditë para nisjes do të fillojmë stërvitjen në orën shtatë të mëngjesit’.E pyeta: ‘Robert, gjithçka duket mirë, por kur do të flenë lojtarët?’ Moreno futi parametra të rinj, prezantimi u përditësua. Në fund, ndoqëm një orar të hartuar nga ChatGPT”, u shpreh Orlov.





