4shtator 2015 – Ish-zv.ministri i Mbrojtjes, analisti Dritan Hila ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, se do të prishë restorantin e gruas së Fatos Nanos tek stadiumi “Selman Stermasi”.

“Pasi lexova deklaraten e Velise qe do te prishi restorantin e Fatos Nanos tek stadiumi “Selman Stermasi”, mu kujtua Lucio Kornelio Sila.

Ishte Konsull Romak. Dha doreheqjen nga gjithe funksionet dhe u terhoq ne jeten private, kur ishte ende ne kulmin e fuqise. Pas aktit, rruges per te shkuar ne banesen e tij, nje qytetar e shau. Reformatori qe kishte ringjallur edhe nje here madheshtine e Romes, ushtaraku i cili kishte ne dore te çonte ne kembe legjeone te tera besnike te tij qe rrinin ne dyert e qytetit, u mjaftua me nje thenie ironike qe ja shprehu mikut qe kishte ne krah dhe qe mbeti ne histori: “Idioti. Pas kesaj nuk do te kete pushtetar ne bote te jape doreheqjen”.

Nuk e di a ka lexuar Nano per Silen dhe a e njeh kapiteni i Erjon Velise dhe Erioni vete konceptin e mirenjohjes, pasi pa sponsorizimin e Nanos dhe doreheqjen e tij, do te ishin ende rrugeve te botes. Por ne nje hale urbanistike qe eshte Komuna e Parisit ku edhe trotuari eshte koncept inegzistent, ky makiazh do te ishte gjeja e fundit qe ka nevoje Njesia 5.

Epitafi qe Sila e zgjodhi per veten e tij thoshte: “Nuk kam mik qe me ka sherbyer, nuk kam armik qe me ka ofenduar, te cilin nuk ja kam kthyer reston plotesisht”. Por kjo me kujton me shume Berishen.

P.s. Lidhur me lejen e lokalit, duhet me shume transparence, pasi deklarata e Veliajt ishte evazive. Lokali eshte bere kur kryeminister ishte Berisha dhe bashkiak Rama. Ka diçka qe nuk shkon”, shkruan Hila.